Fryma poetike e së dielës me poeten;-Nexha REÇICA

TI JE ME MUA
————————–
Do të kthehesh…..
si çdo rrugë që e njeh fuqinë e saj,
si çdo mall që s’di tè shuhet.
Ti je me mua-
edhe kur largësia na ndan,
edhe kur jemi pezull
mes tokës dhe qiellit,
edhe kur shiu bie
si një dhimbje e heshtur mbi shpirt.
Unë jam me ty-
pèrtej kohës
përtej hapësirës,
në çdo planet, në çdo frymë,
edhe atje ku jeta përplaset me vdekjen
unë jam.
Sepse dashuria jonë
nuk njeh largësi
ajo vetë ekziston.
/QendraPresss/