Fryma poetike e së dielës me poeten;-Katerina BARBIERI

Vendlindjes time

————————–

Me mall e dhimbje sot un po shkruaj,

për ty vendlindje, për ty qytezë,

se u bën koh në vënd të huaj,

ndaj flak e shpresës për ty u ndez

Se malli mbushi lumenj e det,

më treti shpirtin porsi qiri,

në tokën tënde ti ndjehesh mbret,

në tokë të huaj, je thjesht njeri

Ndaj me fllad-erë t’dërgoj përqafime,

ëndërrat i thur buqet-kurorë,

se ndonjehere ndjehem jetime,

ndaj vargjet vesh me metaforë

Ka raste që jam dhe e mërzitur,

se gjuhën tënde shum pak e flas,

me zemër-thyer ,si zog-përpëlitur ,

përtej breg- detit un ulëras

Dhe kohët rrjedhin dhe ditët shkojn,

verën e bukur pres e malluar,

jetën rutin dhe monoton,

ta lë pas krahëve t’udhëtoj e gëzuar!

Maji

Lule-shqerre, trëndafila,

çelur majit plot aromë,

mbi to fluturat, e bilbilat,

i këndojn pranverës tonë

Një puhiz mbi to valëzuar,

më çel vargun përmbi fletë,

pulëbardhat lehtë frymuar,

flirtojn ëmbël përmbi det

Dhe pranvera e buzëqeshur,

e mbush gjoksin plot aromë

cicërima zogjsh pareshtur,

njëri-tjetrin e kërkojn

Trëndafili petal-hën,

çelur majit gjelbëruar,

strukur muzgut pak i zën,

më deh muzën e dashuruar!

/QendraPresss/