Çaste poetike me poeten;-Lubi H. TOTA

TË QOFSHIN FAL KËNGËT E MIA !
———————————————————-
Qohu nënloke edhe njëherë,
Na mblidh n’sofër si dikur,
Mos më rri heshtun nën dhe
Por si shqipe në flamur ,
Brohorit nëpër mëngjese,
Zgjoj nga gjumi të ri e pleq,
Mos mu bëj moj nënë me vese,
Për ty lind për ty dhe vdes,
Të stolisa këngë malli,
Thura plot vargje mërgimi
Veç tek ti moj Vilë e dashur,
Më zën nata, më gjen zgjimi,
Sa her ulem dhe mendoj,
Rrëke lotësh më vijnë ndër sy,
E gjith botën po t’ma falin
S’ka askund moj Vilë si ti !
M’ka marr malli moj nënloke,
Të pushoj në gjirin tand,
Dhe në vdiqa afër teje,
Kurrë në botë nuk jam pishman.
Në çdo derë të Vilës time,
Do të ulem e të pushioj pak,
Si fëmijë do të qaj prej mallit,
Pastaj penën e marr prap,.
Ti më mbush moj Nënë me frymë,
Tek ti merr udhë melodia,
Je më e bukuara në atë krahinë
Të qofshin falë këngët e mia !
SHKROI SULBIE .H.TOTA
/QendraPress/