Çaste poetike me poetin;- Reshat RESHITAJ

Plaku i mërzitur…
————————————-
Çfarë ka, pse është i mërzitur plaku?
Ndoshta i mungon oda, i mungon oxhaku!!
I mungon muhabeti, ndeja me shokë të vet
Koha e tashme moderne, e ka qitë në siklet!
Po ku banë, kështu iu thotë fëmijve të vetë
Tërë ditën rrimë bashkë, kush me gojë nuk fletë?!
Secili për vete po duket mendohet
Krejt me telefona në dorë, kështu a durohet?!!
Dikur fjala e plakut, ka qenë vendimtare
Është pranu nga të gjithë, pa u diskutu fare….
Atëherë kishte peshë, fjala e muhabeti
Tash ka ndryshuar krejt, fajet i ka interneti!
Plaku i mërzitur, vetëm rri e shikon
I heshtur e pa fjalë, të kaluarën e kujton:
“Kjo kohë moderne, e ka çmendur rininë,
Zoti e bëftë mirë si do ta presin pleqërinë…!”
/QendraPress/