Fryma poetike me poeten;-Fitnete Bashota KRASNIQI

ATË DITË
——————————-
Poezi e shkruar ne vitin 1990
Gjatë demostratave Shkolla e mesme
“Luigj Gurakuqi- Klinê”
Atë ditë kur të morën ty
të hoqën nga bankat e shkollës
të përgjakën të shëmtuan
ata ujqit , ata ujkonat!
Vjellnin vrerë nga goja
shkumonin sikur të çmendur;
hijenat
donin t’thenin
donin t’rembnin.
Atë ditë kur të morën ty
hije e zezë ra mbi mua
e shpirti mu thy!
Ti lidhën me zingjir këmbë e duar
t’përgjakën , t’ syrgjynosën,
t’ngrehën zvarrë
ata t’ shëmtuar!
Sa shumë kishin mllef
kishin inat
mbi rininë tënde
donin t’merrnin hak!
Atë ditë kur të morën ty
të prita derisa terrin e mbuloj nata ,
e ti lirinë e prisje i syrgjynosur
i lidhur këmbë e duar me pranga!
/QendraPress/