Fryma poetike me poetin;-Agim GASHI

SONTE..

————————-

Sonte

dua t’jem vetëm,

më mjafton veç një laps

dhe një letër.

E kujtimeve

t’u hipi në shpinë,

të kthehem prapa

të kujtoj rininë.

Çuditërisht

lapsi më bjen nga dora,

fajin e ka ai

apo mbi flokë bora.

Sonte më mjafton

veç një laps e letër,

sepse dhe vehtja

po më duket tepër !

/QendraPress/