Fryma poetike me poeten;-Vera ISTREFAJ


TRASHËGIMIA
——————————–
Do ta shurdhoj botën
me heshtjen time.
Dashakeqësit zvarrë do
ti tërheq gurëve të jetës
thep më thep të butësisë që kam,
Në ëndërra do tu dal herë engjëll,
herë djall.
Mbretëroj sallon madhështor,
në 49 metra katror.
Rrethuar jam me thjeshtësi
kurora e dashurisë më ka hijeshi
Fuqi më japin dy engjëjt,
djemtë e mi
/QendraPress/