Përfaqësuesit e nëndegëve të PDK-së nga Përdrinia kerkojn; rikthimin e  Fatmir Limaj.

KËRKESË

Drejtuar:

Partia Demokratike e Kosovës

Kryetarit, Bedri Hamza

Lënda: Kërkesë për rikthimin e Fatmir Limaj në PDK

Të nderuar,

Ne, përfaqësuesit e shtatë (7) nëndegëve të PDK-së nga Përdrinia, përmes kësaj kërkese shprehim vullnetin dhe kërkesën tonë që z. Fatmir Limaj të rikthehet në gjirin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Vlerësojmë se rikthimi i tij do të ishte në interes të forcimit të partisë, unitetit politik dhe rritjes së besimit të elektoratit në frymën e bashkëpunimit dhe të përbashkëtës politike.

Kjo kërkesë mbështetet nga:

Skender Elshani – Piranë

Hazer Shala – Randobravë

Durak Thaçi – Zojz

Bislim Krasniqi – Medvec

Nagip Morina – Landovicë

Bexhat Bytyçi – Arbanas

Jetson Zylfiu – Krushë e Vogël

Me respekt,

Përfaqësuesit e nëndegëve të PDK-së nga Përdrinia