PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit.

PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

               Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit.

Sipas tij, gjatë takimit me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Prizren është diskutuar për mobilizimin dhe bashkëpunimin në funksion të organizimit zgjedhor.

“Frymë unike dhe atmosferë shumë e mirë e përcolli sonte takimin me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Prizren, me të cilët mobilizimi dhe bashkëpunimi kanë sjellë gjithmonë rezultate pozitive. Gjithashtu, themeluam shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit”, thuhet në njoftimin e Totajt,/QendraPress/