Fryma poetike e së dielës me poeten;-Fitnete Bashota KRASNIQI

QETËSI
—————–
Në arkën e shpirtit
Me dry e mbylla mërzinë
Kur i ndala të gjitha dritat
E të thatë e lashë shtëpinë.
Mërzia m’preku plagën e acarume
Kur mi përkëdheli flokët Nëna
Me ato dy duart e bekume.
Zani i saj i ëmbël si zog kanarine
Mi ndezi të gjitha dritat e shtëpisë
U bë dritë e diell pas shpine.
I vështrova të dyja bashkë
Me syt e mi prej skifteri
Qetësia ma ndali frymën
E lotë e mi formuan ylberin.
Qetësi e heshtje madhe ra
Nxitova rrugës e trishtume
Mes mërzisë e vajit
Kujtova vitet e lumtura ,vitet e bekume.
U struka në auto aty m’brapa
E n’qetësi fola me hënën gjatë
Kishin ikur edhe yjet
Terri kishte zaptu këtë natë!
/QendraPress/