Fryma poetike e së dielës me poeten;-Albina CEKA

EMRIN TËND
————————
Mbrëmja zbret ngadalë mbi qytet,
dritat treten si kujtime në det.
Një erë e ftohtë emrin ma sjell,
si një letër që humbet në qiell.
Në heshtje flas me hijen time,
ëndrrat që mbetën veç udhëtime.
Pyes veten në çdo vetmi,
a mbetet zemra peng tek ti.
COPËZA SHPIRTI
Nëse dielli dhe hëna më ftojnë të jem,
të bëhem në qiell një yll pa emër,
do zgjidhja të isha energji,
energji me shpirt të lirë.
Të prekja botën pa zhurmë, pa lot,
si një dritë që s’shuhet dot.
Nëse koha do më merrte larg,
materia ime do të kthehej zjarr.
Nëpër net ku heshtja më zgjon,
një melodi që emrin tënd kërkon.
Hapat e mi në rrugë pa kthim
mbajnë ende copëza nga shpirti im.
Ka disa plagë që s’kanë fjalë,
veç një melodi që digjet ngadalë.
Kur më mungon fryma e qetë,
të kërkoj në çdo yll me jetë.
NËSE
Nëse dielli dhe hëna më ftojnë,
të bëhem një yllë në qiell,
do zgjidhja të isha energji,
energji e zemres njeri.
Nëse humbas në pafundësi,
s’do më gjeni në dritë as errësirë…
Do jem një këngë si fëshfërimë ajri,
një frymë e lirë… një kujtim i rrallë.
/QendraPress/