Çaste poetike me poeten;Abide GASHI

MOS GJYKO NGA PAMJA

———————————-

Mos i gjyko njerëzit,

nga petku që kan veshur,

As nga luksi,

që e mbajnë në përditësi,

Se zemra më e pastër ,

shpesh rri e heshtur,

Nën rroba të thjeshta,

dhe plot njerëzi!

Ka burra e gra ,

që duken me madhështi,

Me buzëqeshje,

dhe shkëlqim në sy,

Por pas maskës ,

së bukur e krenarisë,

Fshihet boshllëku,

egoja dhe smira aty!

Dhe ka diçka të vërtetë,

edhe paraqitja,

Se mënyra si vishemi ,

flet pak për ne,

Tregon kulturën,

edukatën dhe pritja,

Si duam të ecim ,

në jetë dhe në fe.

Por jo çdo petk,

tregon shpirtin e njeriut,

As çdo buzëqeshje,

zemër të mirë,

Ka plot që mbajnë ,

peshën e hallit,

E prapë në heshtje,

falin dashuri e dritë!

Mos e mat një grua ,

nga grimi e stolia,

As një burrë mos e vlersoni,

nga kostumi e pasuria,

Se njeriu vlen,

nga fjala dhe sjellja,

Nga karakteri,

respekti dhe urtësia!

Koha i zhvesh,

të gjitha maskat,

E nxjerr në dritë,

të mirin e të ligun,

Sepse veprat mbeten ,

si gjurmë të pasosura,

Ndërsa pamja tretet,

si mjegulla mbi lumin!

/QendraPress/