E shtuna poetike me poeten;-Nexha REÇICA

LËRMË TË DUA

————————–

Lërmë të dua,

edhe në heshtje po të rri,

si hëna që rri mbi natë,

pa kërkuar asgjë pë vete.

Lërmë të dua,

pa premtime e pa fjalë të mëdha,

veç me zemrën që të njeh,

edhe kur ti larg je

Nuk dua të të ndryshoj,

as të të mbaj me forcë pranë,

veç dua të mbetem,

aty ku zemra më thërret ngadalë.

Edhe nëse një ditë largohesh,

prapë nuk do të të fajsoj,

sepse disa njerëz lindin

thjeshtë për t”u dashur.

/QendraPress