Çaste poetike me poeten;-Hyrije JUSUFI

TINGUJ NË KITARË

—————————-

Sonte po të pres në bardhësinë e zemrës së shqetësuar

Në ngjyrat e shpirtit trokasin ca tinguj kitareje

Gishtat flokut të shprishur mallkojnë fatin ndër shpresat e djallit …!

Nata merr peshën e saj në zymtësinë e frikës …

Akrepat rrotullohen m‘ brapsht në syrin që e pret agimin…

Për ta shkelur me këmbë dhembjen e stinës pa frut …

Dëshirë e thyer vitesh pagëzon ëndërrën ….

Thinjave fijefloku gërshetë e pazgjidhur …

Lumturisë së thyer gjymtyrësh …

Pa emër !

Në kitaren time sinkronizohen melodi ngjyrash shkëlqyese

Për t‘i buzëqeshur rrezës së parë të diellit , e presin

Natës mortore i lidhin sytë me lotin syrit pa faj …!

Tingujt në gitarë falin shpresë ndër kalimtarët e palëve të kohës …

Pllakave mermeri takash të qytetit të dashurisë …

Nuhas puthjen tënde jetëbukur

Në peshën e tingujve të mahnitshëm

Të gishtave që mbjellin vetëm dashuri të përherëshme

Hyrije Jusufi

/QendraPress/