Fryma poetike me poeten;- Arjana Fetahu -GABA

MOJ E BUJURA ÇAMËRI
——————————-
Moj e bukura Çamëri
Pate gjithë atë dushman,
Stolitë ti patën zili,
Ndaj të prenë, e ndaj të vranë.
Dhe menduan se të morën,
(Tokën s’mund ta mbash në krahë)
Të shpikura harta të nxorën,
Rrahën kot ujë në hava.
Përpara u del në gjumë,
Kthyer gjitha në shqiponjë,
Frika u hipën më shumë,
Çamëria mbet po zonjë.
Dhe ullinjtë nëpër trungje,
S’janë ullinj por janë flori,
A mund të mbash lirinë në burgje,
Sa jetë ka, aq histori.
Besa shkon nip më nip,
E drejta flet me zë të lartë,
Çamëria flet në shpip,
Dhe në zemër dhe në kartë.
Kush s’po mundet ta durojë,
Mbet pa shpirt e mbet pa fe,
Çamëria do të rrojë,
Është I gyshit tim Atdhe.
/QendraPress/