Fryma poetike me poeten:-Mirela LIPO

KUR BALTOSIN TE DREJTIN.!

——————————————

Kur baltosin njeriun që ecën me nder,

s’është se e ulin, veç zbulojnë karakter.

Se balta që hedhin me mllef e me fjalë,

mbi duart e tyre lë njollën si mbi valë.

I drejti s’përkulet nga shpifja pa dritë,

si mali që s’tundet nga era në stuhi.

Sa më shumë ta godasin me ligësi e helm,

aq më fort lartësohet si flaka mbi shkëmb.

Ata që me baltë duan dritën ta nxijnë,

harrojnë se diellin s’e mbulojnë me thinj.

E vërteta ka rrënjë, s’e shkul dot askush,

ajo çel si pranvera mbi gur e mbi prush.

Le të flasin, le të hedhin ç’të kenë në dorë,

fjala e ligë tretet si bryma në borë.

Se kur baltosin të drejtin me mllef e me zë,

balta bie poshtë… i drejti mbetet në këmbë.

/QendraPress/