Çaste poetike me poetin;-Ali H. TAHIRI

VAJI I SIBILAVE
————————-
Dhjetë sibilat ndalën këngën,
nisën të vajtojnë për kohën tonë.
Po jetojmë me shpirt të mjerë,
prej dashurisë kemi hequr dorë.
Fjala jonë nuk duhet askënd ta lëndojë,
të mendojmë mirë kur flasim.
Kjo botë po ndryshon çdo ditë,
atëherë, pse njeriun ta godasim…?
Jeta e njeriut është e shtrenjtë,
nuk blihet me pasurinë e gjithë botës.
Sjelljet e njeriut të sotëm
po i japin ngjyrë të zezë tokës.
Vaji i sibilave s’ka të ndalë,
po qajnë për fatin e njerëzimit.
Në kohën që po jetojmë,
na ka damkosur vula e trishtimit.
Sot e kemi zgjedhur udhën e keqe,
nuk po ecim me çetën e profetëve.
Zemrat tona sa shumë po lëndohen,
fatin tonë po e merr kalvari i banditëve.
/QendraPress/