Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Asllan MIFTARI

HESHTJA DHE SHPIRTLIGËT
—————————————-
Thonë, që heshtja është flori
Kulturë, dinjitet dhe mençuri
Por të heshtësh, ndaj të ligëve
Ata të ulin, e të marrin për dobësi !
I ligu s’ka moral, as dinjitet
Mundohet të të heq, atë që meriton
Të heshtësh ndaj të ligut
Humbet vlerën, – përgjithmonë !
Ka të lig, por dhe më të lig
I ligu, belbëzon diçka në sy
Më të ligët, nga pas të vrasin
Ata bëhen palë, dhe në xhelozi !
Ndaj mos hesht, atje ku s’duhet
Se të marrin, për dobësi
Të thonë njëmijë fjalë nga pas
Madje të ulin në pafundësi !
/QendraPress/