Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Merita GRUDA

Para diellit
—————————–
në park vijnë pleqtë!
Ndonjëri me radio në dorë
hapur në një stacion që jep lajme
o muzikë të vjetër
me këngë të një dashurie të pamundur.
Vetëm a të shoqëruar,
me hapa të ngadaltë
çapiten sikur masin kohën e mbetur.
Pastaj dalin ata që shëtisin qentë
ende përgjumësh mbahen në litarin
lidhur me kafshën besnike
ose i lëshojnë,
karrem për njohje të reja.,
Të tjerë duken më vonë
nxitojnë, vrapojnë…
gjendur diku mes kohësh,
më shumë se askush
i friken asaj që ikën
Kur dita ka marrë udhë
shpërfillshëm
zhurmojnë rruginash të rinjtë
që se pse besojnë,
se kanë kohë për gjithçka…
/QendraPress/