Kosova sot, mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është gati për mbarvajtjen e këtij procesi.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në këtë proces zgjedhor kanë të drejtë vote 2,092,174 qytetarë, që përbën një rritje prej 15,884 votuesish krahasuar me zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor të vitit të kaluar.Për zgjedhjet e sotme janë shtypur gjithsej 1,778,300 fletëvotime. Prej tyre, 1,605,000 janë për vendvotimet e rregullta, 19,450 për votim me kusht, 13,500 si fletëvotime rezervë, si dhe 3,500 për personat me nevoja të veçanta.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se pas një procesi përgatitor 37-ditor, të gjitha materialet zgjedhore janë shpërndarë në 38 Qendra Komunale të Numërimit dhe prej aty janë dërguar në vendvotime në mëngjesin e ditës së sotme.“Materialet zgjedhore, përfshirë fletëvotimet, janë shpërndarë në të gjitha qendrat komunale të numërimit dhe më pas janë dërguar në qendrat e votimit, të cilat hapen në orën 07:00”, ka deklaruar Elezi.