Çaste poetike me poeten:-Shqipe BYTYQI

Zonjës sime
(Gjakovës)
——————-
Shkrum e hi
n’qershorin e flakës së madhe, t’lanë
ti prenë aortat e vlimjetës
edhe t’pajetët bij t’i vodhën
shkrum e hi, prapa lanë
çarshinë e madhe, këtë perlë mesjetare
e çdo vatër të vjetër shqiptare
“Erë shqiptari i vjen”, thanë
dhe ikën
ikën me bisht ndër shalë
me ëndrrën e pështirë të kthimit
por ti, nxorre nënat, mbetur kërcu
barikadë trupash
barikadë dhembjesh
jo kriminelët, të kthehen sërish këtu
e ata ikën
ikën… në theqafje, sërish
Sa dua të zgjohem me ty
pa shtrëngim dhëmbësh
t’shoh zonjë, si qëmoti
jo plaçkë lufte
jo vajtim nëne
me kupë helmi n’buzë
Gjakovë, e dhembshmja
e mira ime Ti
/QendraPress/