Çaste poetike me poeten;-Kimete Osmani BEQIRI

E imja mike
———————-
Poezi, e imja mike
Të pa ndara jemi
Fatin e tillë fatmirësisht
Të bekuar e kemi.
Kur troket inspirimi
Zemra dhe mendja ndikohën në veçanti
Lotin dot zemra nuk e ndalon
E vërteta, realiteti.
Kur përshkruhet imagjinata
Në vargje, histori jetësore
Ndjenjat, veprimet, arsyetimet
Varg pas vargu, me përzemërsi prore.
E ndjej, nuk hezitoj
Sot, në vazhdimësi
Shkruaj, lexoj, rilexoj
E çmuara, e imja mike poezi.
Ndihem falenderuese
Dhuntia çmohet
Art i shkruar poezi
Inspirimi begatohet.
/QendraPress/