Çaste poetike me poeten:-Egzona KRYEZIU

Vendit tim
————————-
Në vendin tim ku gjaku u derdhë rrëke,
Në shtëpinë time më bënë të huaj…
dhe më lan pa shpresë,
në vatrën time që linda dhe u rrita unë
Para disa vite ika dhe e braktisa atdheun po prap unë….
Jo nga dëshira por nga dhuna
Sepse armiku gjuante me topa e plumba
Vran pleq e të ri,
Masakruan të poshtrit edhe fëmijë…
Ahh… vendi im plagë e pa shëruar me je ti
Kur nëpër trupa të njerzëve të vdekur
Kanë shkelur me këmbë armiqtë dhe këtë e di… mirë ti….
Ohhh Kosovë lule e përgjakur
Që me shekuj të vranë e të masakruan
Ti su dorzove kurrë se pate djem, gra e të ri
që për ty jetën e flijuan….
Ti moj lulëkuqe që tokën ta lanë me gjak
Si su dorzove asnjëherë gjithëmon
e fortë qëndrove në këmbë.
Sa nanës ja mbyllën derën,
sa e sa të tjera
më se presin as pranverën….
Duro Kosovë nëna ime duro
Sepse ke djem që për ty luftojnë
Ti mos u dorzo deri të vritet i vetmi
ushtar duro Kosovë nëna ime
Sepse si ty askund në botë nuk ka…
Ti më je më e bukura nuse
Që me trima e trimëresha
Tokën me varre e mbushe
I tregove armikut se nuk dorzohemi ne
Që na bënë shkrumb e hi e dhe
Dhe prap të fort qëndruam ne…
Se sa nanat me duar në gji i lanë
E sa prej tyre para syve fëmijët ju pren e ju vranë….
O do vdesim të gjithë për ty
Le t’na e bëjn tokën plotë
Me varre me pleq e të ri
Nuk do ta lëm Kosovën deri sa të
vdes dhe i fundit fëmijë
E ty shkja tu thafë dora që
Sna le rehat në trojet tona
Ehh Sërbi bre flaka t’daltë.
Si s’tu dhimbës kjo tokë e artë.
/QendraPress/