Kosova i pret çlirimtarët,sepse liria ndryshe s’do të kishte kuptimin!

Foto nga Arkivi/
Tashmë siç duket iu harxhuan të gjitha të paqenat, dhe ato se nuk ka fakte tjera pos, ato të BIA-së dhe Serbisë dhe atyre shqipfolësve që ua paska rrezikuar lufta për liri ‘’mëzatin’’. Dhe çlirmtarët tashmë po i pret Kosova -si të pafajshëm dhe padyshim si më meritoret e kësaj lirie. Dhe ,liria nuk e ka kuptimin pa Ata që i dhanë frymë, gjak e jetë kësaj lirie.. Se çka ofron BIA serbe dhe Serbia për çlirimtarët, kjo mund të dihet ,apo mund të mendohet, Por tipat e shqipfolësve, që në Hagë shkuanë për të deklaruar se lufta për liri ua ka rreziukuar-mëyatin- kjo është vërtetë -Non Sens- që mund të ndodhë vetëm në Gjykatën Speciale dhe në me këta qyqarë të Kosovës. Tipat e tillë nuk ia ka pikëlluar vrasja e mbi 12 mijë Dëshmorëve e Martirëve , që dhanë jetën për këtë liri, As mijëra shtëpi të djegura e fëmijë të vrarë e pleqw të maskruar, por, e ka penguar se kinse dikush ia paska kërkuar’’mëzatin’ dhe për këtë ai qyqarë i gjorë shkonë në Hagë për të dëshniar kunder pastërtisë së UÇK-së. Serbia ka vrarë e dëmtuar mbi 42 mijë krerë bagëti, ka dëmtuar xhami e s’ka lënë dy gurë bashkë, nuk i shohin ata qyqarë, por e ankon në gjykatë mëzatin që ia paskan dëmtuar. Ky është shëmbulli më i vogël , më banali. dhe më i pavlerë, për të treguar seriozitetin e kësaj Gjykate që padrejtësisht mbajti deri tani çlirimtarët në paraburgim. E nëpërkwmbi si hiq gjë, dekalratat më kuptimplote në histroin e njerzimit ata çfarë i thanë Gjeneralët me nam të botës se Liria e Kosovës është qelibarë .Saherë marrë të trajtojë tema kë këtilla më dridhen duartë, më tubullohet pamja dhe më gjezdisë mendja . Si mund të dënohen çlirimtarët e të mos kërkohet drejtësia tek ata kriminel që kanë krijuar gjenocid mbi shqipatarët. Po ja edhe kjo u krye dhe tashmë Kosova i pret çlirimtarët dhe i jep vizën përfundimtare se lira e Kosovës dhe lufta e sajë do të mbeten shembull i kësaj bote se si duhet fituar liria./Qazim THAÇI/ QendraPress/