Çaste poetike me poetin;-Sabit RRUSTEMI

PËRTEJ ASAJ ËNDRREJE
(Varianti final )
————————–
Pritja të molis si vapa
nën perde të lëkurta
fshehen sytë
Kllapia jo gjumi
nëpër një shtrat lumi
një ëndërr endë
Përhënshëm përmend
ditën që mbeti
në kujtimin tend
Zgjas duart të të shkundë
ajo ëndërr
ende nuk ka fjetur
Kurdo që të zgjohesh
kthjelli sytë
me një puhi mali
Hape dritaren
kah përendimi
e dil kah t’vjen dielli
Përtej asaj ëndrreje
të buzëqesh hija ime
me buzët e tharra në pritje
/QendraPress/