Çaste poetike me poetin;-Xheladin Hamza

AH SIKUR TË MUNDJA

Ah, sikur të mundja sonte,

Me rrezet e para të hënës,

Të vij tek ti,

Të bëhem shpirti yt!

Të depërtoj në brendinë e tij,

Ti shpaloj kujtimet në te,

Të shoh a jam diku unë?

Ah sikur të mundja sonte,

Të bëhem ëndrra jote,

Të ëndërroj s’bashku me ty!

Do e shihja, a me ke në zemër?

Do e shihja, a më ke në shpirt?

Në agim, me lindjen e diellit,

Me rrezet e para të tij,

Të dal, nga shpirti yt,

Nga ëndrra jote,

Ta vazhdoj jetën

Në mjerim e varfëri!

/QendraPress/