Iku në amshim mjeku dhe humanisti  i dëshmuar  Dr. Naser Oskaqak

    Spitali i Përgjithshëm”Prim. Dr. Daut Mustafa” ,  Prizren, ndanë lajmin e dhembshëm’’  Të shtunën, më 27.06.2026, në moshën 66-vjeçare, është ndarë nga jeta Dr. Naser Oskaqak, mjek specialist i kirurgjisë së përgjithshme.

Dr. Naser Oskaqak ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë së përgjithshme dhe specializimin në Kirurgji, ndërsa nga viti 1990 ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Dr. Naser Oskaqak ishte një njeri i afërt, kolegial dhe i përkushtuar ndaj profesionit. Gjatë punës në spital, ai i ka kryer detyrat dhe obligimet profesionale me përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi, gjithmonë në shërbim të pacientëve dhe të gjithë atyre që kishin nevojë për kujdes dhe shërbime shëndetësore.

Menaxhmenti, stafi i Repartit të Kirurgjisë, si dhe të gjithë punonjësit e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e tij.

Kujtimi për jetën, kontributin dhe shembullin profesional të Dr. Naser Oskaqakut do të mbetet i përhershëm.

Spitali i Përgjithshëm”Prim. Dr. Daut Mustafa”Prizren /QendraPress/