Fryma poetike e së dielës me poetin:- Sami MULAJ

ATDHEU NË SHITJE
—————————-
Në lëndinë
një tabelë
si një gojë ujku me tetë dhëmbë të zi zgërdhinë:
PËR SHITJE
Hija e saj
një hartë e grisur,
si një monedhë e moçme,
e zvedhur dhe e shlyeme.
Lëndinë e dënuar,
në zemër të saj
një vrimë e zezë nxin.
Nuk lejohet këtu të shkel asnjë grue.
Nuk lejohet këtu të shkel asnjë fëmijë.
Nuk lejohet këtu të tymojë asnjë shtëpi.
SMulaj
/QendraPress/