Fryma poetike e së dielës me poetin:-Gazmend BEQAJ

AJO

——————-

Kjo dhomë e errët

ky shtrat i pështirë

kjo jetë

këto hije të frustruara

që vijnë e shkojnë

netë për netë

epshe të ndrydhura

që marrin flakë

me zjarrin e gjakut

që n’zemër

bën shtrëngatë…

Si gjethja e zverdhur

që bie me dhimbjen e stinës

ajo lakuriq e damkosur

përplaset për fatin e jetes

trup e shpirt e rënuar

i dorëzohet me neveri

epshit të shfrenuar

të një të huaji…

Ajo e re e njomë

si një muzë

me shijen e seksit të hidhur

në buzë…

/QendraPress/