Fryma poetike e së dielës me poeten:-Migel FLOR

Shpirti…

———————–

Strukur në trup të errësirës

lakon emra e me vete flet

Zgjedhon foljet në qetësi,

lutet për fjalën e vërtetë.

Kërkon hije, krojeve ujë.

trembur si krah’ zogu në stuhi

se shpirti është një qiell lirie,

Zotit i flet po s’përgjigjet njeri.

Kur antikoha udhës zë myshk

dhe turmat shajnë e ulërijnë

terrin e gris veç me një gisht

dhe i fryn zjarrit për drejtësinë.

Nuk njeh dorëzim e as përkulje

Ai zbathur ecën përmbi plagë.

Të vërteten ruan si gur varri.

Sytë ikën larg…shumë larg…

/QendraPress/