Çaste poetike me poeten:- Silvana Çekiçi RODI

Tek ti liqen
——————–
Gjysmën e shpirtit e gjej tek ti, liqen,
Në heshtjen tënde të kthjellët çdo agim.
Që larg më flet pa zë një valë e lehtë,
Si kujtime që s’kanë humbur kurrë drejtim.
Atje era ledhaton pasqyrën tënde magjike,
zemra ime qetësinë e harruar gjen.
Mes qiellit që zbret në mijëra përqafime
unë bëhem ëndërr e ti mbetesh liqen.
Në atë thellësi lë brengat e ditës që shkon
si gjethe vjeshte që largohen ngadalë.
Dhe sa herë në botën e madhe veten kërkoj.
Gjysmën e shpirtit e gjej tek ti përsëri, në valë.
I mençur I rrallë ky dialog që merr frymë jete.
Ka nostalgji po dhe kaq shumë ardhmëri
Është një porosi si fjalë që zgjojnë amanate.
Në kërkim të një tjetër begatie e lumturie.
Tiranë më 23. 06 2026
/QendraPress/