Çaste poetike me poeten;- Valbona R.HADRI

Mirënjohje

————————

Arrin lumi të freskojë, me qetësinë e gurgullimës së tij.

Rrit ndjesinë e ringjalljes,

 i stolisur me valëza argjendi,

ku shpirti gjen paqen e dashurisë

 dhe zemra merr frymë lirisht.

A mos vallë je një engjëll i dërguar,

që mbjell liri, gëzim e lumturi,

aty ku dikur kishte dhimbje e ankth?

Në këtë ditë të shenjtë të lirisë,

përkulem me nderim para historisë sate.

Andaj, prano mirënjohjen më të sinqertë

nga zemra ime dhe nga populli im.

Miqësinë tuaj e mbajmë si një amanet,

ndërsa ndihmën tuaj

si një dritë që nuk shuhet kurrë

në kujtesën tonë.

/QendraPress/