Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java do të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësirave të herëpashershme.
Sipas IHMK-së, në fillim të javës temperaturat do të jenë pranë mesatareve klimatike për këtë periudhë, ndërsa nga mesi i javës pritet një rritje graduale e temperaturave, e cila do të sjellë mot më të ngrohtë.
Nga e mërkura deri të enjten parashihen kushte për zhvillim të vranësirave konvektive, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu, shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkime rrufesh. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa gjatë zhvillimit të proceseve konvektive mund të ketë përforcime të përkohshme.