Çaste poetike me poeten;-Mimoza Maria AJDHOMI

VALLEZOJ
Vallëzoj e dehur mes tinguj ndjenjash,
më duket se dhe dehja vallëzon në mua,
mes kësaj joshjedehjeje me hapa të çoroditur,
afrohem pranë detit të mbrëmjeve të tua.
Unë marr aty me vete edhe sytë e tu të shndritshëm,
sa më pëlqen kur ndjekin lëvizjet e mia,
më duket se nuk jam vetëm pranë këtij muzgu të kuq,
se vallëzojmë aty, unë edhe ti, të dehur nga dashuria.
/QendraPress