Çaste poetike me poeten;-Linda SHAQIRI

Forca e shpirtit

————————–

Jam forca jote,

Dardani,

Frymarrja e gjoksit tëndë,

Ngelur në fyt,

Jam epokë e re,

Rruga jote,

Për atdhe.

Më dëgjo sa herë bërtas,

Jam zjarri i luftës,

Acari i pushkës,

Në vegim,

Më shiko kur flas,

Jam penda e dijes së ndritur,

Errësirën godas me laps.

Rilindje,

Rilindje,

Rilindje,

Për Atdhe!

/QendraPress/