PO VIJNË ” KRIMINELËT ” E ALBULENËS !

Sipas një njoftimi të Shërbimit Korrektues të Kosovës drejtuar publikut dhe Odës së Avokatëve të Kosovës , ka filluar zhvendosja e personave të paraburgosur dhe të dënuar nga qendra e paraburgimit në Gjilan në burgje tjera anekënd Kosovës . Kjo bëhet sipas një marrëveshjeje të nënshkruar midis Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës ( nga një ministre e papërgjegjshme dhe pa integritet profesional ) dhe homologut të saj nga Mbretëria e Danimarkës e cila e përligj trafikimin me qenie njerëzore ( të privuar nga liria ) sikur në kohën e shitblerjes së robërve . Një shtet normal nuk do të pranonte që brenda sovranitetit territorial dhe juridik të zbatojë dy ligje për ekzekutim të sanksioneve penale , ai i Kosovës dhe i mbretërisë së Danimarkës. Një shtet normal nuk do të lejonte diskriminimin në bazë të racës , përkatësisë nacionale , besimit fetar dhe statusit shoqëror sikur që e përligj kjo Marrëveshje , thellë raciste dhe në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut , në përgjithësi dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut , në veçanti . ” Kriminelët ” e Albulenës që do të importohen nga Danimarka nuk janë danezë por shtetas të vendeve të treta dhe ata sillen në Kosovë në kundërshtim me vullnetin e tyre dhe dhunshëm. As Kosova nuk i pretë me dëshirë , asgjë nuk i duhen sepse vetëm do të shkaktojnë probleme , të sigurisë , në radhë të parë. Në kohën e regjimit jugosllav , të burgosurit shqiptarë , politikë dhe jopolitikë degëdiseshin anekënd Jugosllavisë për t’ua bërë sa më të rëndë burgun dhe da më të rralla vizitat . Kështu u veprua edhe në kohën e sundimit të Albin Kurtit , të burgosurit shqiptarën po degëdisen cep më cep Kosovës për t’ ua bërë sa më të rënda dhe më të kushtueshme vizitat familjare duke ua shkatërruar mjedisin dhe shëndetin social. E njëjta gjë ndodhë me fatkeqët nga Danimarka . Nuk është njëjtë sikur të vizitohen nga familje nga një largësi maksimalisht 20 km. sikur kur vizitohen në burgje tjera me një largësi mbi 100 km. , as materialisht e as fizikisht. ” Kriminelët ” e Albulenës , të blerë nga kjo në afatin 10 vjeçar për 200 milionë euro do të kenë kushte pakrahasimisht më të mira se të burgosurit kosovarë dhe shumica e familjeve kosovare . Pse duhet të pranohet ky pazar i pamoralshëm dhe trajtim degradues duke diskriminuar të burgosurit në Kosovë që , pa asnjë dyshim janë të burgosurit më social në Ballkan dhe jo vetëm në Ballkan. Me zbatimin e kësaj marrëveshjeje , Kosova po bënë shkelje flagrante të drejtave të njeriut të dy palëve ; ” kriminelëve ” të Albulenës që kundër vullnetit të tyre dhe dhunshëm po transferohen në Kosovë dhe të burgosurve kosovarë që po diskriminohen duke mos u trajtuar njëjtë brenda një territori dhe jurisdikcioni . Familjarët e të burgosurve kosovarë duhet të kundërshtojnë transferimin e të burgosurve larg vendeve ku jetojnë kurse të burgosurit kosovarë duhet të kërkojnë trajtim të njëjtë me ata që do të vijnë nga Danimarka . As më shumë e as më pak. KMDLNj e kundërshton këtë diskriminim të të burgosurve kosovarë dhe 100 përqind është në mbrojtje të drejtave të tyre . KMDLNj vlerëson se ky është fillimi i dobësimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës që , deri më tani ka qenë i sukseshëm dhe profesional por se është vënë në shërbim të politikës ditore e cila nuk merr vesh asgjë për natyrën e punës dhe rëndësinë e SHKK – së . 13 korrik 2026 Prishtinë Shërbimi për Informim/QendraPress/