Çaste poetike me poetin :Enver N. REXHAJ

SOKRATI NË HAGË

—————————–

Takim me Gjyqtarin

Në një sallë të heshtur,

ku peshorja e drejtësisë

qëndronte mbi tavolinë,

Sokrati hyri.

Pa një gjyqtar

që lexonte ligjet.

– Çfarë mban në duar? – pyeti Sokrati.

– Drejtësinë.

Sokrati pa librin.

— Apo rregullat për drejtësinë?

Gjyqtari u mendua.

– Pa ligj nuk ka rend.

— E vërtetë, tha Sokrati.

Por me thuaj:

a është çdo gjë e shkruar

gjithmonë e drejtë?

Dhoma heshti.

Gjyqtari mbylli librin.

— Atëherë çfarë duhet të bëjë gjykatësi?

Sokrati u përgjigj:

— Të mos dëgjojë vetëm zërin e ligjit.

Të dëgjojë edhe zërin

e ndërgjegjes.

Sepse ligji pa urtësi

mund të bëhet i ftohtë.

Dhe mëshira pa drejtësi

mund të bëhet e padrejtë.

Gjyqtari pyeti:

— Si gjendet ekuilibri?

Sokrati pa peshoren.

— Duke kujtuar se në çdo çështje

nuk ka vetëm një emër në leter.

Ka një jetë.

Një familje.

Një histori që nuk shihet nga jashtë.

Por drejtësia nuk është të mbyllësh sytë

para gabimit.

Është të shohësh njeriun

edhe kur gjykon veprën.

Gjyqtari heshti gjatë.

Pastaj tha:

– Ndoshta detyra më e vështirë

nuk është të japësh një vendim.

Është të mbash peshën

e atij vendimi.

Sokrati buzeqeshi.

— Tani ke filluar të kuptosh.

Nuk gjykohen njerëzit

që luftojnë për liri

Sepse ai që gjykon të tjerët

duhet së pari

të ketë mesuar të gjykojë veten.

Kur doli nga salla,

Sokrati tha:

“Një shoqëri nuk matet vetëm

nga sa ligje ka.

Por nga sa drejtësi

ka në zemrat e atyre

që i zbatojnë.”

/QendraPress/