OVL e UÇK-së thërret protestë gjithëpopullore për nesër në Prishtinë.

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Gazmend Syla nga OVL e UÇK-së tha se të premten thërrasin protestë gjithëpopullore në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Ai përmes një konference për media tha se si OVL e UÇK-së shprehin indinjatën e tyre për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Asnjë vendim nuk mund ta rishkruaj luftën tonë çlirimtare…OVL e UÇK-së thërret protestë gjithëpopullore nesër në orën 12:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ ”, tha ai.
Ai po ashtu tha se shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të përgjigjen me krijimin e një Këshilli Koordinues Kombëtar dhe të një platforme ku do të përfshihen Shqipëria, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, dhe kudo ku ka shqiptarë edhe nga mërgata.
“Deri në procesin e Apelit kërkojmë përfshirjen e institucioneve tona në këtë drejtim…”, u shpreh ai. Kurse nga dega e OVL-së në Prizren nënkryetari I OVL-së të UÇK-së Malush Fanaj për Rtv ‘’Besa’’tha se edhe dega e OVL-së në Prizren është në përkrahje të kësaj proteste gjithëpopullore për ti mbrojtuar vlerat e luftës çlirimtare dhe asesi nuk panojnë që asnjë vendim apo gjykim të mundohet të rishkruaj luftën çlirimtare, Ajo ka bërë epokën e sajë dhe ate do të mbrojmë deri në pafundësi pohon Fanaj./QendraPress/