Totaj;Sot prita në takim përfaqësuesit e organizatës gjermane Lokhar e Dukh – Lindere den Schmerz

Sot prita në takim përfaqësuesit e organizatës gjermane Lokhar e Dukh – Lindere den Schmerz e.V., me të cilët biseduam për projektin “Të rritemi së bashku”, që synon krijimin e një qendre gjithëpërfshirëse për edukimin e hershëm të fëmijëve, shëndetin dhe mbështetjen e familjeve në Prizren.
Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit, përfshirë identifikimin e një objekti të përshtatshëm për realizimin e këtij projekti, si dhe mundësitë e financimit nga partnerët ndërkombëtarë.