Çaste poetike me poeten :-Shukrije GASHI

Zvarranikë kanë vërshu trojet tona
—————————————
ata dremiten e kurrë nuk flejnë
tryezave blu heshtin për hire
vetanake – një fond a një glacë
pushtet
Zotrinjë e zonja tingëllojnë si një
pllakë e prishur gramafoni
për ta legjitimuar harrimin shqip
në rendin e ri të kurdisur evropian
Zvarranikë e strucë vëzhgojnë
e përgjojnë me receptorë miu
lojën a zarin për pushtet “unë ty e ti mu”
në safin e parë ulen jo të dijeshmit
domosdo
të dëgjueshmit përunjësisht janë
më të kërkuarit kudo din të heshtin
dhe të flasin pa dhimbje kur atdheut
i shkëputet ndonjë gjymtyrë
Ato zonja me xhufka e peliçe pa dije
e ndjeshmëri atdhetarie rrufisin kafet
si harrimin për rrëfimet e trishtit për vrasjet me pahir
një projekt a një glacë pushtet është
çmimi anipse mësuan gjë kurrë
/QendraPress/