Çaste poetike me poetin :-Rexhep F. MORINA

SERVILIZMI I LUFTËTARIT

————————————–

Indinjata ngjallet shpejt, në çastin e parë,

Kur e sheh luftëtarin përkrah me atë zuzar.

Mendimi t’sillet në kokë, si e kishte hallin,

Njeriu i sakrificës, që bashkohet me djallin.

Sa rrëqethës është fenomeni antinjerëzor,

Kur vlera baltoset, njëjtësohet me një horr.

Humbet dinjiteti, e s’mbetet askund nderi,

Për paratë dhe pushtetin e një magazinieri.

Vepër neveritëse, që të përkulet çlirimtari,

Kur përbuz të rënët, sapo i nderon te varri.

Ky nuk është asgjë tjetër, veçse servilizëm,

Para autokratit që praktikon egocentrizëm.

Ai nuk mund t’vdekurve, fatin t’ua zbardhë.

Kur qeveria ia nxinë jetën njerëzve të gjallë,

Arritjet kohore i shkel për dobi materialiste,

Shtetin e ngufat, me teorizime paternaliste

/QendraPress/