Çaste poetike me poetin;-Naim ÇEJKU

KUSHTRIM PËR ZGJIM NË KOSOVË

PO MBYTET SHTETI NGA SHQIPTARËT

———————————————

O shqiptarë të Kosovës, o vëllezër të gjakut

Kjo nuk është poezi, është një kushtrim kuqezi

Shikoni mirë Kosovën tonë se si po frymon !?

Po grimcohet, e po shkatërohet Kosova jonë!

Armiku sot nuk vjen me tanke, as me ushtri në kufi

Është i ulur në zyrat tona dhe i veshur si zotëri

Të heshtur IDIOTËT brenda kanë zënë vend

Po e gërryejnë Kosovën,po shkatërrojnë shtetin.

Shteti s’ka nevojë për armë, as plumbin s’e përdor

Paaftësinë e bën ligj, tradhtinë e bën kurorë!

Në krye të institucioneve vendosin të pashkollët

Për ta vjedhur Kosovën,me ligjin që kanë në dorë.

Ata ta bllokojnë vendimin, ta bëjnë ligjin lojë

Me burokraci të mbytin, me letra ta bëjnë varrin

Çdo projekt i kombit kthehet në pazar

Fondet e zhvillimit kthehen në tendera klanesh

A janë këta shqiptarë?Ç’gjak mbajnë në gji?

Këta faqezi të udhëhequr nga lakmia

Të udhëhequr nga babëzia,të dehur nga rakia!

Këta tradhtarë që po e lënë popullin pa Atdhe !

Gjaku i dëshmorëve të lirisë po shkelet çdo ditë

Luftëtarët e gjallë po shahen e po ofendohen

Ata që dhanë mundin, gjymtyrët për këtë liri

Sot po shohin vendin tek mbytet nga tradhtia.

Kosovë po vdes çdo shpresë dhe zë vend veç loti

O bijtë e shqipes, është koha për reflektim!

Mos u bëni vëzhgues pasivë në këtë shkatërrim!

Zgjojeni këtë tokë dhe bëni hapat drejt shpëtimit!

Se nesër historia do na gjykojë pa mëshirë

Kosova nuk u fal, me luftë e gjak u fitua kjo tokë

Mos lini sabotuesit t’ju bëjnë me turp e lotë!

Ngrihuni me votë shqiptarisht me zë e me dinjitet

Kosova nuk është prona e askujt ne pushtet

Është shteti i jonë për te luftuan gjysh e stërgjysh

Zgjohuni o kosovarë, o sot o kurrë në jetë!

Për këtë tokë që e kemi nga brezat AMANET

LIRI E DEMOKRACI PËR TË GJITHË n’KOSOVË

ZHVILLIM E BARAZI SE DO NA HUMB FARA JONË!

/QendraPress/