Kryetari Totaj,sot ka pritur drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli

Kryetari I komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, vazhdon të ketë takime të shumta të niveleve të ndryshme, nga ato diplomatike, biznesore e deri te ato kulturore e sportive. Kështu ai sot,ka pritur drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli. Lidhur me këtë vizitë ai ka shkruar në faqen e tij elektronike
‘’ Me kënaqësi prita sot Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, me të cilin diskutuam për aktivitetet e Odës dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit.
Në fokus të bisedës ishte edhe Forumi i 3-të Ekonomik Gjermano-Kosovar 2026, që do të mbahet më 28–29 tetor në Prishtinë, e që është mundësi e rëndësishme për promovimin e potencialeve ekonomike dhe krijimin e lidhjeve të reja ndërmjet bizneseve kosovare e gjermane.
Prizreni mbetet i hapur për iniciativa që sjellin investime, zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja për bizneset tona’’shkruan kryetari I komunës së Prizrenit Shaqir Totaj/QendraPress/