Humbja edhe një vit për nxënësit veçanrisht në klasat e ulta do trondiste thellë sistemin arsimor….
Pas disa debateve zyrtare të shprehura, a duhet të hapen shkollat në shtator për nxënës, apo si e shihni rrugën me të drejtë për fillimin e vitit shkollor? Dr.Haxhi Avdyli deputet i Parlamentit të Kosovës pohon:-“Debati per hapjen e shkollave është botëror. Rrezikimi me përhapjen e Covid apo dëmtimi i rëndë i edukimit e arsimit të nxënësve kjo është dilema.
Hapja duhet të bëhet me kujdes të shtuar, duke dezinfektuar shpesh shkollat duke zvogëluar numrin e nxënësve në klasa . Kombinimi me mësim online ne disa raste e lënde .
Ata që shfaqin shenja të mos vijojnë mësimin, dhe percellje e vazhdueshme epidemiologjike të situates. Por ,humbja edhe një vit për nxënësit veqanrisht në klasat e ulta do trondiste thellë sistemin arsimor , edukimin , psikologjinë e tyre dhe përgatitjen e fëmijeve për ardhmëri. Prandaj, duhet bëre çmos per modalitete e përgatitje për fillim të viti te ri shkollor.”/qendrapress.com/