Çaste poetike me poeten;-Natasha LIMAJ

CIKEL POETIK
—————————-
JAM
Jam grua…, jam dhe nënë….
Shtyllë shtëpie.., po.., e po…
Delikatesë femërore,
Dora ime mbjell ngado…
Biznesit i ” luaj fenë ” ,
Jam dhe gjyshe gojëmjaltë !…
” Kali i kuq ” të keqin huq ,
Natën nis’e luaj me varg !….
LULES
Mirëmëngjesin , s’i fëmijës ,
I jap lules që çelitet…
Burri që shijon kafenë,
Imja grua…., ç’po ” lajthitet “!!!
PORTOKALLE
Botë…, moj botë…, botë e madheee…..
Qënke vërtetë…., ” portokalle “?!…
Dikur të mbajta , mbi supe…
Sot…, grimcë e grimcës më duke !….
LERMË TË “MBURREM”
Gjak nga gjaku im të kam,
Në Ty…, rrëmbej veten time…
Edhe “ Fatat “, po njësoj,
Jetës të njëjtat ngjyrime…
Gurin mjellëzoj me dhëmbë,
Malin të tërë…ke shkërmoqur..
Dhe natën e dua ditë,
Zhdukur fjalën , jam i lodhur…
S’doja-s’doja…, veç të kishin,
Zemra jote oqean…
Hequr “ litarin ”, nga gryka,
Për këdo bërë “kurban”…
Të dua me asht të shpirtit,
Or’e çastë bëlbëzoj…
Paskam lindur me “këmishë”,
Puthjen tënde të shijoj…
Jo-jo-jo… lermë të mburrem,
I bukur , “Astrit me pika”,
Copë e grisa modestinë,
Jam nënë… i zmadhoj të gjitha…
Mendimit ç’më shkëndijoi,
Populli shpejtë e ka thënë,
Me Ty… bir, oh sa e ngopur!…
“Nën dardhë…dardha ç’paska rënë” !…
SI TORTA QERSHINË
Puthjen rrëshqitur në faqe,
Porsi motra të vëllanë.
Gërshetuar përmbi supe,
Duart’shpinës sime ranë…
Tmerrësisht Ti…, më mungoje,
Zgavër boshatisur jeta,
Sherrnaja , pak sheqerosur,
Më shumë…, ç’është e vërteta!…
Pjesëz imja, copëz jotja,
Mozaik , me kompozim,
Krijatura” tretësirë “
Shpirti yt në shpirtin tim…
Dëshirën , ç’ma lakuriqi,
Muzë-rebelja çakërdisur,
Akoma më ndezur tënden,
“Mish e thua” të puthitur…
Me njëri-tjetrin , kurr ngopur,
Bashkë qëndisur përjetësinë,
Sherrnajën pak sheqerosur,
Duam , si torta qershinë!…
/QendraPress/