Këmisha e bardhë

—————————–

Kam parë në breg, ku deti puth gurin,

një pemë që mbante në degë një mall.

Një këmishë e bardhë, si frymë e shkundur,

valëvitej si fjalë e pa thënë nga zall.

E varur si vargje poezie,

ajo fliste me erën, me diellin në flakë,

çdo palë e saj, një kujtim në liri,

çdo qepje një prekje, zemrën ma trazoi pa fjalë

Aty afër, ulej drita në gjethe,

e trishtuar, si mbrëmja pa emër,

une eca ngadalë, si një fjalë e trembur,

që kërkon një strehë në një zemër.

Këmisha s’ishte thjesht copë e bardhë,

ishte zëri yt kur më the: “Më prit”

Ishte nata kur ti u bëre det

dhe unë, si dallgë, të putha pa dritë.

/QendraPress/