Paraqitja e shpeshtë në media i bënë të njohur avokatët binjakë- Blend e Gent Gjini

Nga një anketë e bërë më disa qytetarë na shkruan qytetari ,Fadil Kryeziu, del se nga personalitetet e qytetit të Prizrenit veçojmë edhe Blend dhe Gent Gjini, dy vëllezër binjakë nga Prizreni, të cilët ushtrojnë së bashku profesionin e avokatit. Ata janë të njohur në Kosovë si “avokatët binjakë” dhe janë mjaft aktivë në çështjet e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen ligjore . Janë diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”.Gent Gjini mban titullin Magjistër në specializimin për “Mbrojtjen e të Drejtave të Qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese”. Ata operojnë me zyrën e tyre të avokatisë në Prizren. Janë bërë mediatikë për fitimin e disa betejave të rëndësishme gjyqësore. Në janar të vitit 2024, ata fituan një rast të profilit të lartë ku u sigurua e drejta ligjore që komunitetit rom t’i ofrohet përkthyes në gjuhën e tyre amtare gjatë seancave gjyqësore. Gent Gjini ka marrë pjesë dhe është vlerësuar me mirënjohje në draft-përpilimin e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Përveç punës në sallat e gjyqeve, ata shërbejnë edhe si opinionistë të rregullt në mediat e shkruara si ‘’Epoka e Re’’ dhe ‘’Bota Sot’’, ku analizojnë çështje të sundimit të ligjit. Avokat Blendit dhe Gentit i dëshirojmë suksese në jetën e tyre profesionale e përsonale.thuhet ne shkrimin e këtij qytetari. Padyshim dalja tyre me media nga shumë respondent është pa si sukses,paraqitja e tyre nw media të ndryshme. Janë përmendur edhe avokatët tjerë si; Blerim Mazreku, Dardan Morina , Arben Ramadani.dhe dy avokatët e rinjë Hoxha, e Berisha e të tjerë.