Çaste poetike me poeten;-Age Bilani LUKA

ANTIGONA E LIRISË
——————————————–
Shndrit në qiell me ngjyrat e Shqiptarisë,
Shumë i deshën këto ngjyra,
Sa s’iu dhimbs jeta për to,
Ranë dëshmorë për lirinë e kësaj Shqipërie.
Fli e qetë, moj Antigonë,
Shqiptaria të nderon,
Emrin tënd e themi me krenari,
Se të ka bijë kjo Shqiptari.
Ke datë lindje, por të vdekur nuk ke,
Ideali ty të mban gjallë,
S’t’u dhimbs jeta për Atdhe,
Ndaj lavdi për ty do të thurim pa ndalë.
Ke dhe vëlla Hajrizin që s’të harron,
Ai çdo ditë emrin tënd e publikon,
Shumë krenar e bëre ti,
Moj Antigonë, që re për liri!
Ty të qoftë për jetë lavdi,
Se për Atdhe ti dhe jetën e fali,
Emri yt do të mbetet në histori,
Si bijë shqiptare, simbol i lirisë.
Antigonë, moj bijë e lirisë,
Emri yt do të rrojë në përjetësi,
Sa të valojë flamuri i Shqipërisë,
Do të të kujtojmë me krenar
/QendraPress/