Çaste poetike me poeten:-Abide GASHI

MUNGON AJO KOHË
———————————-
Koha ka ecur,
dhe ne kemi ndryshuar,
si gjethet që era,
i merr një nga një,
dikur me pak gjëra,
ishim të gëzuar,
sot kemi shumë,
por na mungon ajo që kishim dje.
Na mungojnë oborret,
me zëra fëmijësh,
mbrëmjet e gjata,
ulur pranë njëri-tjetrit,
duart e ngrohta,
të prindërve tanë,
dhe njerëzit që e donin ,
njeriun për njeri.
Një bukë e ndarë,
na dukej festë,
një gotë ujë pas lodhjes,
ishte lumturi,
një fjalë e ëmbël ,
na ngrohte në heshtje,
e një mik i mirë ,
vlente sa një pasuri.
Dikur s’kishim as një orë të dorës,
por zemrat ishin plot,
kishim më pak,
por dinim të gëzonim,
sot kemi botën,
në pëllëmbë të dorës,
por shpesh s’kemi me kë ,
ta ndajmë një buzëqeshje.
Ku mbetën ato ditë,
ku mbeti ajo kohë,
kur dera hapej ,
pa trokitur askush,
kur sofrat mbusheshin ,
me dashuri e shpresë,
dhe fjala “familje” ,
ishte në çdo kuptim e përmbushtë.
Dhe ndoshta një ditë,
kur vitet të na rëndojnë,
do t’i kërkojmë kohës ,
një çast për t’u kthyer,
por koha s’kthehet,
vetëm kujtimet do të flasin,
për njerëzit që deshëm,
dhe ditët që kemi humbur.
Atëherë do t’e kuptojmë,
ndoshta shumë vonë,
se lumturia jonë,
s’kishte nevojë për pasuri,
ishte në një sofër,
në një përqafim, në një fjalë,
ishte tek njerëzit ,
që sot nuk janë më aty.
Dikur kishim pak,
por kishim zemra plot,
Sot kemi shumë,
por na mungon ajo kohë.
Dhe dhimbja më e madhe e jetës,
nuk është të plakesh,
por të kuptosh se disa,
nga ditët më të bukura
i kemi jetuar pa e ditur ,
se ishin të fundit.
/QendraPress/