Çaste poetike me poeten;-Majlinda PAJAJ

Ndoshta
———————-
Ndoshta do të ketë dhe netë të tjera,
ndoshta do të ketë… ndoshta, nuk e di,
fjalët e rëna, kur fryn, i merr era,
e lotët thahen faqeve sonte, përsëri.
Nata do ta marrë trupin tim të rrëzuar,
e një jastëk të përlotur përnatë do e mbaj,
një dritë në errësirë jam duke kërkuar,
në netët e ftohta të dimrit të acartë.
Ndoshta do të ndjej ty duke u afruar,
kur heshtja e natës të të sjellë tek unë,
mendimet do të të sjellin pranë shpirtit të lënduar,
ndoshta… nuk mund të të them më shumë.
Ndoshta do të jem një rreze dielli,
që do të të gjej të fshehur në çdo kujtim,
ndoshta do të jem lulja e mëngjesit,
që çel në heshtje, me vesën mbi petale.
Ndoshta do të ketë dhe netë të tjera,
ndoshta do të ketë… ndoshta, nuk e di,
por nëse një kujtim yt mbetet mes tyre,
do të kem një arsye të pres përsëri.
/QendraPress/